Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar të dhënat e një nga figurave kryesore të propagandës ruse.
Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet se ajo është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta dhe këtë e bën fare lehtë edhe me buzëqeshje.
“Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë.
Ajo është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta – dhe këtë e bën me buzëqeshje”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.