“Tirana Art Colony” me artistë nga 17 vende të ndryshme, ekspozita ndërkombëtare hapet në Galerinë e Artit Tiranë

0
80

Ekspozita ndërkombëtare me artistë nga 17 vende të ndryshme, pjesëmarrës të aktivitetit “Tirana Art Colony” u hap për publikun në Galerinë e Artit Tiranë. Aktiviteti përfshiu 30 artistë të rinj të artit figurativ nga Suedia, Gjermania, Shqipëria, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Qipro, Jordania, Lituania, Serbia, Gjeorgjia, etj.“TiranaArtColony2022” i dedikohet zhvillimit të arteve të së tashmes dhe të ardhmes, duke kontribuar dhe pasuruar vendin me vepra artistike nga artistë të rinj.Ky aktivitet organizohet nga qendra “Tirana Art” në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.Jona Dividi drejtuese e qendrës “Tirana Art” dhe organizatore e ekspozitës thotë se “Tirana Art Colony” është një aktivitet tashmë i kthyer në traditë në qytetin e Tiranës, pasi për herë të parëështë organizuar në vitin 2010.“Por këtë vit ndryshe nga vitet e tjerëështë organizuar me të rinj nga vende të ndryshme. Të rinjtë duhet të përfshihen më shumë jo vetëm në jetën artistike, por kudo! Një derë e hapur, një mundësi më shumë jo vetëm për të njohur histori, kultura e tradita të ndryshme, por gjithashtu për të ngritur ura bashkëpunimi midis vendeve të ndryshme”, tregon ajo. Më tej Jona Dividi shprehet se kryesisht pjesa më e madhe e të rinjve pjesëmarrës në aktivitet ishin për herë të parë në Shqipëri. Por sipas saj artistët po largohen me mbresat mëtë mira për tu rikthyer sërish.“Nuk e njihnim Shqipërinë, por jemi mahnitur nga ky vend, nga historia, tradita, kultura, arti, etj, janë shprehur të gjithë artistët pjesëmarrës në aktivitet”, tregon Dividi më tej për artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Aktiviteti, trashëgimia dhe kultura

“Tirana Art Colony 2022” është aktivitet, i cili vlerëson trashëgiminë kulturore, traditat, turizmin, kulturat, dhe shkëmbimet e eksperiencave midis vendeve të ndryshme, nga Europa e më gjerë.Qendra “Tirana Art”, për të disatin vit, organizon koloninë e artistike. Duke u bërë aktiviteti i parë i këtij lloji në Shqipëri, që nga viti 2010, organizuar në qytetin e Tiranës. Jona Dividi thotë se kolonia e artit, është kthyer në një magnet për artistët e vendit, të Europës por dhe më gjerë, duke përfshirë jo vetëm pjesëmarrësit nga vende të ndryshme, por edhe vetë komunitetin ku organizohet ky aktivitet, duke pasur një qasje me kultura të ndryshme, e cila sjell zhvillim në komunitet e më gjerë. “Gjatë këtyre ditëve të rinjtë bashkëjetuan sëbashku, ku midis shkëmbimit të eksperiencave të ndryshme nga vendet pjesëmarrëse, është edhe njohja me vendin pritës, zakonet, traditat, miqësitë midis tyre duke kapërcyer çdo pengesë edhe atë politike”, shprehet Dividi. Në qytetin e Tiranës, për të zhvilluar këtë aktivitet, ndodhen objekte historike, kulturore, turistike, etj, të cilat frymëzojnë dhe nxisin artistët e rinj për krijimtarinë artistike. Sipas Jona Dividit organizatore e ekspozitës, për shkak të mundësive të pa eksploruara në fushën e artit figurativ, të traditave, zakoneve, kulturës e turizmit, qyteti i Tiranës jo vetëm do të krijojë një urë lidhëse midis shteteve pjesëmarrëse, por gjithashtu do të zhvillojë turizmin artistik. Të gjitha veprat artistike të prezantuara në ekspozitë u realizuan përgjatë qëndrimit disa ditor në Tiranë. Ekspozita në GAT do të qëndrojë deri më 2 gusht.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj