“MIK Festival”, në mbrëmjen e parë me artistët në qytetin e Korçës

0
69

“MIK Festival”nis këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Teatri i Korçës shprehet se është një ngjarje e madhe artistike e muzikës internacionale në këtë qytet. Në natën e parë të festivalit ndërkombëtar janë artistët Emilie Rose Bry soprano; Eklant Hasa piano. Po ashtu edhe orkestra e harqeve “MIK” nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turku. Ndërsa pas aktivitetit në teatrin e Korçës, më vonë festivali vijon me Oda Halitin në rrugicat e Pazarit të Vjetër. Po këtë mbrëmje do të jetë dhe ceremonia e dhënies së titullit “Qytetare Nderi”, sopranos Inva Mula. Nën kujdesin e artistes Inva Mula edhe këtë herë “Mik Festival” bën bashkë artistë ndërkombëtarë që mbërrijnë në vendin tonë për të interpretuar muzikë të mirë. Festivali që nis këtë mbrëmje do të vijojë deri më 31 korrik dhe në vende të tjera. Netët e festivalit qënisin në teatrin “Andon Zako Çajupi” e vijojnë te Hani i Pazarit të Vjetërjanë dhe te shtëpia muze e Strejo Spasse dhe ishulli i Maligradit. “Mik Festival”qënis rrugëtimin më 29 korrik, për tre net do të bëjë bashkë muzikën, baletin, pikturën dhe letërsinë.Inva Mula është një soprano shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila prej disa vitesh po zhvillon këtë festival, si një prej aktiviteteve të rëndësishme në jetën artistike dhe kulturore. Festivali “MIK” lindi si ide e inkurajuar nga sopranoja e njohur Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit. Koncepti i festivalit është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Sipas organizatorëve, Korça është një qytet që ka dimensionin artistik, audiencën, arkitekturën dhe historinë për të mbajtur peshën e një festivali kaq ambicioz.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj