Google search engine
Home Politike Drejtesi Dyshohet se transferoi 450 mijë euro të AKSHI-t në Gjermani, SPAK nis...

Dyshohet se transferoi 450 mijë euro të AKSHI-t në Gjermani, SPAK nis hetimin e pasurisë së Vlora Hysenit dhe familjarëve të saj

0
11

Gazetari Elton Qyno në një raportim të tij deklaron se SPAK ka hapur një hetim pasuror ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni dhe familjarëve të saj.

Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen penale Nr.20/1 kundër Vlora Hysenit që lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”.

Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për dyshimet në përfshirjen e saj në akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Çështja po ndiqet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti. Kujtojmë se Vlora Hyseni ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas Qynos, prokuroria e posaçme SPAK, ka hapur një hetim pasuror ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar dhe familjarëve të saj, me shpresën e gjetjes së pasurive të fshehura prej saj në Tiranë, Gjermani dhe Kosovë.

Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen penale Nr.20/1 kundër Vlora Hysenit që lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për dyshimet në përfshirjen e saj në akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Verifikimet janë duke u kryer nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Bledar Maksuti dhe 6 oficerëve të BKH-së, të cilët pasi kanë konstatuar një tentativë transferte bankare prej 450 mijë euro nga llogaria e kompanisë së biznesmenit O.S. në drejtim të një kompanie gjermane që është e rregjistruar në emër të vëllait të Vlora Hysenit, Izet Hyseni alias Dingler, kanë vendosur të realizojnë një hetim pasuror ndaj ish-funksionares së lartë të SHISH, Vlora Hyseni.

Njëri nga këta njerëz të afërt të Hysenit, është Izet Hyseni alias Dingler, që sipas mediave italiane rezulton të jetë ndaluar në vitin 2020 gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Karaburun”, duke çuar në arrestimin e 90 personave mes të cilëve 27 shtetasve Kosovarë.

Por tashmë emri i Izet Dingler, ka dalë në një çështje tjerë në prokurorinë e Posaçme SPAK, të cilët në kuadër të verifikimeve kanë dërguar dy letërporosi në Gjermani dhe Kosovë, për të mësuar transfertat bankare, pasuritë e Dingler dhe motrës së tij, Vlora Hyseni në këto dy shtete.

Përmes disa pyetjeve të renditura në letërporosi, SPAK ka kërkuar nga autoritet e Drejtësisë Gjermane të mbledhin informacion për shtetasin Izet Dingler dhe mundësojnë marjen në pyetje të tij.

Të lokalizojnë dhe venë në dispozicion bilancet financiare të kompanisë së tij në Gjermani dhe çdo aktivitet tregtar dhe pronësor që ai ka kryer dhe zotëron në këtë shtet.

Të njëjtat pyetje i janë dërguar dhe autoriteteve të Kosovës, ku i është kërkuar informacion për Vlora Hysenin, familjarëve të saj dhe vëllain, Izet Dingler.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here