Ramadani kalon dëmtimin, Silvinjos i rikthehet “motori” i mesfushës

0
33

Kombëtarja e ka siguruar Europianin por për të pasur një performancë të mirë dhe me pretendime në këtë aktivitet të madh të futbollit europian, duhet që të ketë në formë të mirë grupin e lojtarëve dhe të hartojë një strategji efikase për një performancë të nivelit të lartë. Kjo bëhet e domosdoshme kur mbajmë parasysh faktin e Shqipëria ka rënë në short me disa prej skuadrave kryesore europiane si Italia, Spanja dhe Kroacia. Ndërkohë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, gjatë këtyre ditëve po bën përgatitjet intensive për listën e futbollistëve që do të grumbullojë për pjesëmarrjen në Europian. Dhe padyshim, kjo listë lidhet me formën që po kalojnë ata apo edhe me situatën e tyre shëndetësore. Në ditët e fundit, Silvinjo ka marrë informacione që padyshim do ta qetësojnë, pasi një prej titullarëve të paprekshëm të grupit kuqezi, ka kaluar problemet shëndetësore të javëve të kaluara. Ylber Ramadani, për shkak të një infeksioni kishte qëndruar prej tre javësh larg fushave të lojës. Por ai ka lënë pasi këto shqetësime dhe tashmë është kthyer në stërvitje me grupin te skuadra e Leçes. Mediat italiane bëjnë të ditur se mesfushori shqiptar ka bërë stërvitje i diferencuar, teksa po tenton të rigjejë formën fizike të tijën në javët që mbeten. Ramadani është një element i rëndësishëm te Leçe ndaj pritet që sapo të jetë në gjendje për t’u aktivizuar, mesfushori kuqezi të zbresë përsëri në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij. Kësisoj, edhe Silvinjo do të ketë lojtarin në formë kur të fillojë grumbullimin për Europianin, duke llogaritur se ai është një nga “digat” e mesfushës kuqezi.

Shqipëria në Europianin e minifutbollit, lojtarët optimistë

Shqipëria e minifutbollit është vetëm disa ditë larg pjesëmarrjes në Europianin e Minifutbollit. Në kompeticionin që do të zhvillohet për të dytin vit radhazi në Moldavi më 8-12 maj, pritshmëritë janë të larta. Organika e kuqezinjve ka ardhur në progres të vazhdueshëm në vitet e fundit duke u pasuaruar me lojtarë që më herët kanë edhe në futbollin profesionist siç janë Alsid Tafili dhe Guido Tepshi. Fillimisht, Tafili u shpreh se organizimi ka qenë mjaft i mirë dhe e sheh si një mundësi për të mos qëndruar larg futbollit. “Kam pasur një eksperiencë të gjatë në Superligën Shqiptare. Por, në përfundim të futbollit, kërkova një eksperiencë brenda këtij sportit. Është një organizim mjaft i mirë dhe me persona pozitivë të cilët na kanë përkrahur”, nënvizoi ai. Tafili theksoi se përgatitjet e Shqipërisë kanë qenë të një niveli mjaft mirë dhe pritet që edhe përfaqësimi në Europian të jetë dinjitoz. “Kemi bërë përgatitje mjaft të mira para se të shkojmë ë Europianin e Moldavisë. Kemi një organikë me futbollistë cilësor dhe presim të bëjmë një përfaqësim dinjitoz”, shtoi Tafili. Nga ana tjetër, Guido Tepshi, vuri theksin mbi disa nga objektivat e Shqipërisë, si dhe vlera që ka kualifikimi për në Botëror. “Objektivi është patjetër kualifikimi në Botëror. T’i marrim ndeshjet një nga një. E kemi grupin e duhur, të gjithë përgatitjet janë bërë në mënyrë shumë të mirë dhe mendoj se do ta arrijmë qëllimin”, theksoi Tepshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here