Cilësohej si bosi i bandës së kokainës në Itali, arrestohet “Super Mario” i Fierit i cili drejtonte një bandë të madhe trafikantësh (FOTO)

0
42

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 34- vjeçar me origjinë shqiptare. Ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg.

Mareglen Metushi, 34-vjeçari shqiptar, banues në fshatin Boçovë u arrestua dy netë më parë nga karabinierët italianë, ndaj tani duhet të vuajë 9 vjet e gjysmë burg për trafik droge, grabitje, krime të kryera midis 2014 dhe 2015.

“Super Mario Bros” është kodi që policia italiane i ka vënë operacionit që goditi grupin që merrej me shpërndarje droge, pas hetimeve te nisura nga viti 2014.

34-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chietino dhe Lancianese.Ashtu si protagonisti i videolojës së famshme të viteve 1980, edhe Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të punonte (zyrtarisht ai merrej me rinovimin e ndërtesave), ai shiste drogë.

Por ishte personazh shumë i zoti, që nuk e mbante kurrë drogën me vete, por e fshihte në pyll, nën tokë, dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Mareglen Metushi është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për prodhim dhe shitje të narkotikëve.Mariglen Metushi u cilësua nga hetuesit kreu i bandës së drogës, i cili jepte urdhra, duke menaxhuar grupin e shpërndarësve të kokainës në Frentano dhe Chietino.

Operacioni për kapjen e tij nisi kur në prangat në flagrancë të krimit u vunë në zonën e Frentanos për pesë persona: me atë rast u sekuestruan rreth 160 gram kokainë, e cila, ishte shumë e pastër.

Hetimet nisën pasi një narkoman denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine.

Cilësohej si bosi i bandës së kokainës në Itali,

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj