A i dërgoi ftesë Sabianit për në dasmë? Prishja e miqësisë me ‘vëllain’ e tij, reagon për herë të parë Ilir Shaqiri dhe zbardh gjithçka

0
37

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, i ftuar sot në emisionin “Wake Up” zbuloi shumë detaje për dasmën që organizoi të shtunën.

Pasi tregoi se festa e madhe ishte një surprizë për bashkëshorten, Emanuela Morini dhe vajzën e tyre, Emily, Iliri foli edhe për të ftuarit.

Moderatori i njohur, Isli Islami e pyeti në një moment se pse mungoi miku i tij i “Big Brother VIP”, Shaqiri zbuloi për herë të parë se ia kishte dërguar ftesën.

“Ka pasur mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë nuk vinin dot. Siç nuk erdhën miqtë e mi që janë në Itali, Kledi, Dori e të tjerë.

Ftesa është bërë në fillim për 4 qershor, por u përshpejtua për tani, e prandaj kishte edhe mospërputhje me datat.

Sabi e ka marrë ftesën i pari si shumë të tjerë që ishin familjarë të “Big Brother”. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Falë punës jetojmë. Ndoshta edhe unë ndonjë ditë nëse do jem i ftuar në një dasmë nuk mund të shkoj dhe dua të më mirëkuptojë”, u shpreh fituesi i edicionit të parë të BB VIP.

Ndërsa i ngacmuar nga Isli nëse e kishte ftuar Donaldin, Iliri tha shkurt që “nuk e ftova”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj