Google search engine
Home Aktualitet U plagos në lokalin e Noizyt, kush është ish-kandidati për kryetar në...

U plagos në lokalin e Noizyt, kush është ish-kandidati për kryetar në degën e PS dhe lëvizja e papritur që bëri në zgjedhjet e 25 prillit

0
288

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në Durrës. I plagosur ka mbetur Ardit Kërtusha, 31-vjeç, ish-kandidat i PS-së për degën e Durrësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.

Përplasja ka ndodhur në lokalin ‘Zins’, në pronësi të këngëtarit Noizy, ndërsa rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Kush është Ardit Kërtusha

 Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Kërtusha iu bashkua Partisë Demokratike dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën. Ish kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit u shpreh asaj kohe se qyteti ishte peng i interesave të Dakos. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike.

U plagos në lokalin e Noizyt, kush është ish-kandidati për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here