Google search engine
Home Politike “Tik-Tak, ora po afron”/ Monika Kryemadhi publikon foton dhe paralajmëron publikisht kryeministrin...

“Tik-Tak, ora po afron”/ Monika Kryemadhi publikon foton dhe paralajmëron publikisht kryeministrin Rama: Po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë duke…

0
221

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas paralajmërimit që bëri sot kryeministrit Rama për goditjen e evazionit fiskal në lidhje me deklarimin e pagave të punonjësve.

Kryemadhi teksa publikon një foto nga inceneratori i Tiranës, paralajmëron se shumë shpejt drejtësia do të godasë sërish për pronarët e këtij inceneratori, që sipas kryetares së LSI-së kanë fituar azil në Vjenë.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.

P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korrupitv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.”, shkruan Kryemadhi.

“Tik-Tak, ora po afron”/ Monika Kryemadhi publikon foton dhe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here