Google search engine
Home Aktualitet Sherr në lokalin e Noizyt/ Zbardhen detajet e reja si ndodhi ngjarja...

Sherr në lokalin e Noizyt/ Zbardhen detajet e reja si ndodhi ngjarja e rëndë, ish-kandidati për kreun e PS niset me urgjencë tek Trauma! Një person me kapele u afrua dhe qëlloi…

0
273

Ardit Kërtusha, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, i cili është në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Sipas burimeve ka qenë një person me kapele i cili është afruar pranë Kërtushës duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që pas plagosjes Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here