Google search engine
Home Politike Çfarë po thuret? Lulzim Basha, shfaqet i buzëqeshur krah ambasadores Kim, pranë...

Çfarë po thuret? Lulzim Basha, shfaqet i buzëqeshur krah ambasadores Kim, pranë tyre dhe Alibeaj. Zbardhen detajet dhe publikohen pamjet

0
230

Siç shihet dhe nga fotoja, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë patur një takim të ngrohtë dhe miqësor me ambasadoren Yuri Kim, teksa të tre shfaqen duke buzëqeshur.

Ai është fotografuar mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili për njëfarë kohe u shpall dhe kryetar i komanduar i PD-së.

Çfarë po thuret? Lulzim Basha, shfaqet i buzëqeshur krah

Shkak për takimin mes politikanëve shqiptarë dhe diplomates amerikane është bërë ceremonia e mbajtur nga delegacioni i BE-së në Tiranë në lidhje me festimet e “Ditës së Evropës”.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe deputetë nga Komisioni i Rithemelimit, por jo vetë Berisha, i cili është shpallur non grata nga SHBA-të.

Çfarë po thuret? Lulzim Basha, shfaqet i buzëqeshur krah

Alibeaj, i cili nuk gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve në grupin parlamentar të PD-së, ka përfaqësuar zyrtarisht këtë forcë politike në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Gjatë ditës së sotme pritet që Alibeaj të ulet në një tavolinë me përfaqësues të mazhorancës, për të dakordësuar axhendën e zgjedhjes së presidentit, në konferencën e kryetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here