8 mijë euro për një natë/ Hotelet e vendit tonë i çuan çmimet në “stratosferë”, Autoriteti i Konkurrencës del me paralajmërimin urgjent

0
39

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka konfirmuar rritjen e çmimeve të hoteleve për datat 23-25 maj për shkak të mbajtjes në Tiranë të finales së Conference League.

Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje hoteleve të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme.

8 mijë euro për një natë/ Hotelet e vendit tonë i

“Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë  apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të  zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi  monitorimin e këtij tregu.

ga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe  nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj  2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në  hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës:  – të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;  – të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit  me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes  në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim  të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit  të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në  kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”,  shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, ka deklaruar Autoriteti i konkurrencës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj