Google search engine
Home Aktualitet Në kërkim në Angli si trafikant droge, ja kush është ‘bosi’ që...

Në kërkim në Angli si trafikant droge, ja kush është ‘bosi’ që përplasi sot në Tiranë çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën e tyre 3-muajshe

0
318

A.Sulejmani është 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes. Ai ka qenë në kërkim nga Anglia për trafik droge.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele te rruga e Kavajës. Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani. Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë shoferi braktisi makinën “G Class” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Abc mëson se disa minuta pas ngjarjes së rëndë është vënë në pranga i afërmi i shoferit i cili ishte bashkë me të në makinë kur ndodhi aksidenti.

Në kërkim në Angli si trafikant droge, ja kush është

Në kërkim në Angli si trafikant droge, ja kush është

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here