Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detajet të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë të PS!...

Zbardhen detajet të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë të PS! Kush është drejtori i Ujësjellësit i kërkuar nga INTERPOL që vodhi në Spanjë shtëpinë e yllit të Realit të Madridit

0
232

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Burime bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.

Edhe pse para disa kohësh Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për vjedhje por ai i ka mohuar këto akuza. Burime bëjnë me dije se arrestimi është  provizor me qellim ekstradimi.

Zbardhen detajet të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë

DENONCIMI I BERISHES NE VITIN 2019

Në denoncimin e Sali Berishës në vitin 2019  Alfred Prodani u akuzua se  ka vjedhur shtëpinë e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.

Më 27 shkurt të 2019, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje. Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here