Google search engine

    Prokuroria i sekuestroi 4 milion euro/ Arrestohet biznesmeni i fuqishëm në Tiranë, akuzohet për trafik droge dhe njihet si lider në organizata kriminale. Zbardhen detajet e operacionit

    0
    305

    Një 56-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet në Spanjë është arrestuar në Tiranë nga policia. Bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi Nikolin Janina.

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, bën me dije policia.

    Nikolin Janina, lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE, është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

    Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

    Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

    Pasuritë e sekuestruara nga prokuroria
    Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

    Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

    Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

    Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

    Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

    Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

    Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

    Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

    Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

    Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

    Pasuritë në Tiranë

    Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

    Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

    Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

    Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

    Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

    Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

    Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

    Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

    Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

    Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

    Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

    Pasuria në Kavajë

    Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

    Pasuritë në Vlorë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

    Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

    Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

    Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

    Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

    Njoftimi nga Policia Tiranë

    Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

    Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

    Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:

    N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

    (Emri+ Foto) Prokuroria i sekuestroi 4 milion euro/ Arrestohet biznesmeni i

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here