Google search engine
Home Politike ‘Plas’ debati në mbledhjen e Grupit mes Salianjit dhe Alibeajt: Shoh përpjekje...

‘Plas’ debati në mbledhjen e Grupit mes Salianjit dhe Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë PD

0
249

Ka plasur debati në mbledhjen e grupit që po zhvillohet në selinë blu, mes Salianjit dhe Alibeajt.

Deputeti Ervin Salianji ka replikuar me Enkelejd Alibeajn ku i kërkon që të shtyjë mbledhjen dhe herën tjetër të jenë të pranishëm të gjithë deputetët në një takim sëbashku me Kryesinë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se Salianji është shprehur se nuk ka sens që të kërkohet një autorizim për t’u ulur me Ramën për çështjen e Presidentit, ndërkohë që demokratët nuk ulen me njëri-tjetrin.

Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi të gjithë. Duhet të ulemi me kryesinë dhe të jenë të pranishëm të gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma territorriale dhe zgjedhore absolute për ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here