Google search engine
Home Politike Ndizet ‘lufta’ në PD/ Alibeaj bën lëvizjen e rëndësishme, reagon ‘flakë për...

Ndizet ‘lufta’ në PD/ Alibeaj bën lëvizjen e rëndësishme, reagon ‘flakë për flakë’ Luçiano Boçi: Je i shkarkuar, vendimet tani i merr…

0
232

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Luçiano Boçi reagoi sot pas thirrjes së mbledhjes së grupit nga Enkelejd Alibeaj.

Boçi shprehet se qëndrimet politike të PD-së tashmë duhet t’i diskutojë Këshilli Kombëtar pasi kreu i grupit Alibeaj është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i demokratëve.

Reagimi i Boçit:

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.

Është nul për dy arsye:

Së pari:

Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill

Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.

Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.

Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.

Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.

Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.

Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.

Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here