Google search engine
Home Bota Alexander Lukashenko flet për situatën e luftës mes dy shteteve: Përdorimi i...

Alexander Lukashenko flet për situatën e luftës mes dy shteteve: Përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë…

0
326

Përdorimi i armëve bërthamore do të ishte “i papranueshëm” në konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë për Associated Press .

“Përdorimi i armëve bërthamore jo vetëm që do të ishte i papranueshëm, sepse është shumë pranë nesh dhe ne nuk jemi përtej oqeanit si Shtetet e Bashkuara.  Nëse Rusia është e aftë për këtë apo jo, është një pyetje që duhet t’i bëhet udhëheqjes ruse,” tha ai.

Agjencia Associated Press tha se ka kryer një hulumtim që tregon se afër 600 civilë kanë vdekur në sulmin rus ndaj teatrit në Mariupol, që përdorej si strehimore.

Numri i saktë i viktimave nga sulmi ajror i 16 marsit ka qenë i panjohur pasi luftimet e ashpra nuk kanë lejuar autoritetet që të kryejnë kërkime nën rrënojat e teatrit.

Përderisa zyrtarët ukrainas kanë thënë se të paktën 300 persona kanë vdekur në sulm, AP raportoi se sipas rikrijimit të ngjarjeve, që është bazuar në rrëfimet e 23 të mbijetuarve dhe ekipeve të shpëtimit, shifra e viktimave është të paktën dy herë më e lartë sesa ajo e raportuar nga zyrtarët ukrainas.

AP po ashtu tha se ka analizuar planet e brendshme të teatrit, ka përdorur fotografi dhe video që janë bërë brenda këtij objekti para sulmit, gjatë sulmit dhe një ditë pas sulmit.

Kjo agjenci po ashtu ka rikrijuar të gjithë ngjarjen përmes formatit 3D.

Rusia mohon se sulmon caqe civile në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, pavarësisht se prova të shumta dëshmojnë të kundërtën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here