Google search engine
Home Politike Ndihmës Sekretarja e SHBA-së: Shqipëria me fat që ka një përfaqësuese si...

Ndihmës Sekretarja e SHBA-së: Shqipëria me fat që ka një përfaqësuese si Yuri Kim

0
242

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried deklaroi se Shqipëria është me fat që ka për ambasadore amerikane, Yuri Kimin

Karen Donfried, i është përgjigjur kritikave të shumta që i janë drejtuar ambasadores Yuri Kim në vendin tonë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Donfried shprehet se Shqipëria është me fat që ka një përfaqësuese të SHBA-së si ambasadorja Kim.

Pyetje: Kohët e fundit kemi parë shumë kritika dhe reagime ndaj ambasadores së SHBA-së, veçanërisht nga një segment i madh i opozitës, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën shqiptare. Cili është reagimi juaj?

Nd/Sekretarja Donfried: Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. Dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ndërkohë për shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Rakipi, Donfried u shpreh se qytetarët shqiptarë duan që të kenë kandidatë të pastër si ligjvënës.

Pyetje: Përveç Berishës, Uashingtoni sanksionoi së fundmi edhe një ish-deputet, Aqif Rakipin, me lidhje të qarta me partinë e shumicës në pushtet. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga autoritetet shqiptare?

Nd/Sekretarja Donfried: Mendoj se kam qenë e qartë në lidhje me rolin që luajnë shpalljet. Në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri pas tyre, do të thoja se unë besoj që qytetarët shqiptarë, si njerëzit në të gjithë botën, duan të mbështesin kandidatë të pastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here