“Thikë pas shpine për Serbinë”, shpërthejnë mediat serbe ndaj Moskës: Putini do të njoh Kosovën

0
199

Në takimin me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Moskë, Vladimir Putini e përdori edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’.

Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precedenti ekziston”, u shpreh ai.

Por ky koment i Putinit nuk është parë me sy të mirë nga një pjesë e shtypit serb, përfshirë edhe media pranë presidentit Aleksandar Vuçiç, të cituara nga Telegrafi. “Putini njeh Kosovën”, “Për shkak të luftës së tij, Putini harron serbët dhe Kosovën”, “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”, dhe “Putini e godet Serbinë me thikë pas shpine”, ishin disa prej titujve që përcjellin zemërim me deklaratën e shefit të Kremlinit.

Sipas analistit boshnjak, Jasmin Mujanoviq mediat pro-Vuçiçit janë të zemëruara me “tradhtinë e Moskës”, e pretendojnë se këto mund të jenë sinjale se Rusia mund të njohë Kosovën në këmbim të një zgjidhjeje, me Ukrainën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here