Luftanija më e madhe ruse ka shpërthyer dhe është mbytur pranë brigjeve të Odesës, pasi ekuipazhi e braktisi në mënyrë të dëshpëruar mjetin pas një sulmi me raketa tokësore të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se “Moskva” pësoi “dëmtime të konsiderueshme” pasi “shpërtheu një zjarr”, por tha se ishte ende duke hetuar shkakun e shpërthimit.

Zyrtarët ukrainas të enjten pretenduan se anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, u godit nga dy raketa kundër anijeve të klasit R-360 Neptun, duke bërë që ai të shpërthejë dhe të fundoset pranë Odessa.

Mediat ruse raportuan se 500 anëtarët e ekuipazhit të anijes u evakuuan pasi municioni në bord shpërtheu aksidentalisht.
Ndërkohë, “lufta për të marrë në kontroll Mariupolin po bëhet edhe më e ashpër dhe situata është në një fazë kritike”, sipas CNN, i cili sjellë një pasqyrim të situatës deri më tani.

Ukraina tha se dy njësitë e saj të mbetura në qytetin jugor të Mariupol kanë arritur të forcojnë rezistencën e tyre kundër forcave ruse. Ndërkohë Moska ka bërë me dije porti detar tregtar i Mariupol është në kontrollin e forcave ruse dhe se 1000 marinsa ukrainas ishin dorëzuar.
![]()
Ndërkohë, Kremlini po përgatit “Paradën e Fitores në Mariupol”. Petro Andryushchenko, këshilltar i Vadym Boichenko, kryebashkiaku ukrainas i qytetit që simbolizon rrethimin e Moskës, është më se i bindur për këtë. Këshilltari më pas shpjegoi se, sipas informacionit të marrë, Moska ka urdhëruar administratën e vetëshpallur pro-ruse “të pastrojë një pjesë të rrethit qendror të qytetit nga mbeturinat dhe kufomat për të lejuar paradën më 9 maj.
![]()
Gjithçka tregon se pushtuesit duan të organizojnë një festë fitoreje, në rast suksesi”.








































