Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit të SHBA-së për sanksionet ndaj ish-deputetit të PS-së Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.
Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi thekson se për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare.
Mes të tjerash ai shton se evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt.
Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.
Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tju kthehet njerëzve.











































