Google search engine
Home Aktualitet Autoritetet belge “zbarkojnë” në Elbasan, marrin në dorë çështjen e…

Autoritetet belge “zbarkojnë” në Elbasan, marrin në dorë çështjen e…

0
173

Një grup hetuesish belg kanë zbarkuar në Shqipëri, ku kanë zhvilluar takime me drejtues të SPAK dhe të prokurorisë së Elbasanit.

Nga burime të sigurta se në agjendën e bisedimeve kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale në vendin tonë dhe në krye të listës qëndron dosja e Nuredin Dumanit.

Hetuesit belg kanë shtruar disa pyetje në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit, e cila mund të hedh dritë në disa ngjarje të rënda të ndodhura në vendin tone por dhe jashtë.

Policia arrestoi mbrëmjen e 29 marsit në Fier Nuredin Dumanin, i cili është i dyshuar për disa vrasje dhe është cilësuar si një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri brenda automjetit në rrugën Elbasan-Cërrik 5 orë para arrestimit në Fier, afro 100 kilometra larg vendngjarjes, kur u kap i plagosur dhe me armë zjarri.

Gjatë operacionit policor u arrestuan edhe tre persona të tjerë, ndërsa në banesën ku fshihej Dumani u gjet një armë zjarri automatike si dhe prova të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here