Ngjarje misterioze në SHBA, luftanija amerikane ndiqet nga pas nga dy drita gjigande në formë rrethore. Çfarë ndodhi gjatë natës?

0
248

Media amerikane New York Post pretendon se një luftanije e marinës amerikane u mbulua nga drita të panjohura në formë rrethore dhe në madhësinë e një makine, të cilat u prekën as nga armët anti-drone.

“USS Kearsarge” është anija më e fundit që thuhet se ka pasur një takim me UFO-t, teksa ushtria amerikane fillon të hapet më shumë për publikun për fenomenet misterioze.

Të paktën dy objekte thuhet se kanë ndenjur pranë anijes sulmuese amfibe 40,500 tonëshe për disa netë, teksa ajo ishte në një stërvitje stërvitore në brigjet lindore të SHBA.

Fenomenet, të përshkruara nga New York Post si të çuditshme dhe kërcënuese, thuhet se kanë shoqëruar rreth gjysmë milje luftanijen amerikane.

Mësohet se incidenti është regjistruar në video nga ekuipazhi, por pamjet nuk janë publikuar ende.

Thuhet se marinsat në bord kanë besuar fillimisht se objektet e pashpjegueshme ishin pjesë e një stërvitjeje të papritur për armët e reja anti-drone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here