Mediat italiane kanë bërë publike përgjimet që ‘fundosën’ këngëtaren e njohur shqiptare, Elsa Lila.
Në këto përgjime theksohet lidhja që artisja kishte me grupin e drogës dhe sigurinë që kishte ndaj shtetit italian, pasi sipas saj kishte lidhje të shkëlqyera. Pjesë e përgjimeve ishte dhe Shqipëria. Elsa bëri një paralelizëm, duke thënë se ashtu si në Shqipëri që duhen njohjet dhe miku për t’u lidhur me shtetin, skema funksionon e njëjtë edhe për Italinë.
“Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila trafikantit. Gjatë bisedës së zbardhur nga përgjimet, Lila më shumë se policisë i frikësohej hajdutëve, pasi mund t’i vidhnin kasafortën e parave, që dyshohet se ishin produkt i trafikut të drogës.
PËRGJIMET QË FUNDOSIN ARTISTEN (TË PUBLIKUARA NGA MEDIAT ITALIANE)
Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.
Këngëtarja: Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.
Gjyqtari e konsideron Elsa Lilën plotësisht “pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia.
Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arind Boci, i njohur si “Rindi”, janë të arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit. Këngëtares shqiptare pritet që ti komunikohet masa e sigurisë në ditët e ardhshme.






































