Google search engine
Home Aktualitet Mjet i fuqishëm në këtë kohë lufte/ Presidenti Zelensky bën lëvizjen strategjike...

Mjet i fuqishëm në këtë kohë lufte/ Presidenti Zelensky bën lëvizjen strategjike për vendin dhe ekonominë e Ukrainës

0
394

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka nënshkruar ligjin nr. 3637 “Për asetet virtuale”, i cili hapi një treg ligjor për monedhat virtuale në Ukrainë duke nxjerr nga hija sektorin e kriptomonedhave.

Këtë e ka bërë të ditur për liga.net Ministri i Transformimit Dixhital ukrainas, Mikhail Fedorov.

Ministri:

Tregu i kriptomonedhave është një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë dixhitale. Vitin e kaluar, kapitalizmi total i industrisë u rrit në 3 trilion dollarë. Asnjë zonë tjetër nuk mund të mburret me një normë kaq të fuqishme të rritjes së kapitalit. Industria e kriptove po zhvillohet në mënyrë aktive në Ukrainë.

Mjet i fuqishëm në këtë kohë lufte/ Presidenti Zelensky

Çfarë do të ndryshojë me ligjin e ri?

• Shkëmbimet e kriptomonedhave të huaja dhe ukrainase do të funksionojnë legalisht

• Bankat do të hapin llogari për kompanitë e kriptomonedhave

• Ukrainasit mund të mbrojnë investimet e tyre në monedha virtuale

• Shteti do të garantojë mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të kriptomonedhave

Që nga fillimi i luftës, kriptomonedhat janë bërë një mjet i fuqishëm për tërheqjen e fondeve shtesë në mbështetje të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Gjatë tre javëve të luftës, Cryptofund i Ukrainës mblodhi më shumë se 54 milionë dollarë në asete kripto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here