Asteroidi 3 metra i gjerë godet Tokën, NASA zbulon vendin ku u rrëzua…/ Shpërthimi ishte i barabartë me tre mijë ton dinamit

0
238

Toka u godit nga një asteroid i vogël ku ka rënë mbi Islandë të premten e kaluar, vetëm pak orë pasi u vu re nga astronomët.Daily Mail shkruan se Astronomët dhe Agjencia Evropiane të Hapësirës e vunë re vetëm disa orë para se të godiste Tokën.

Objekti u rrëzua 40 kilometra në jug të ishullit norvegjez Jan Mayen në detin Arktik dhe shpërthimi ishte i barabartë me dy deri në tre mijë ton dinamit shpërthyes.

Shkëmbi hapësinor, i quajtur “2022 EB5”, besohet se është djegur në atmosferën e planetit tonë, por edhe nëse do të kishte prekur sipërfaqen, nuk do të kishte bërë dëm, sepse ishte vetëm 3 metra i gjerë.

Përpara përplasjes, e cila ndodhi në atmosferën në veri të Islandës në orën 21:22 të premten, më 11 mars, shkëmbi hapësinor u bë asteroidi i pestë që u zbulua përpara se të godiste Tokën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here