Google search engine
Home Bota “Ky nuk është një vendim i lehtë”, kryebashkiaku i Mariupolit del me...

“Ky nuk është një vendim i lehtë”, kryebashkiaku i Mariupolit del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ka një njoftim: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të…

0
199

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë emocionuese pas shpalljes së një korridori humanitar në qytetin e tij.

Ai tha se e vetmja mundësi për banorët është që të evakuohen.

“Të dashur banorë të Mariupolit, nga sot fillon evakuimi i popullsisë civile në qytet. Ky nuk është një vendim i lehtë, por, siç e kam thënë gjithmonë, Mariupoli nuk është  vetëm rrugë dhe shtëpi. Mariupol,  jeni ju dhe unë.

Detyra jonë kryesore ka qenë dhe mbetet gjithmonë mbrojtja e njerëzve.

Në kushtet ku vendlindja jonë është vazhdimisht nën kërcënimin e pamëshirshëm të pushtuesve, nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u mundësojmë banorëve, pra mua dhe juve, të largohemi të sigurt nga Mariupoli,” përfundoi kryebashkiaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here