Google search engine
Home Bota Evakuimi nga dy qytetet ukrainase nisi/ “Mbushni makinat sa më shumë të...

Evakuimi nga dy qytetet ukrainase nisi/ “Mbushni makinat sa më shumë të jetë e mundur, ndalohet rreptësisht devijimi”, ç’po ndodh në zonat ku po aplikohet armëpushimi. Forcat ruse nuk po e resepktojnë?

0
204

Evakuimi i civilëve nga qytetet ukrainase të Mariupol dhe Volnovakha ka nisur këtë të shtunë. Qytetarët ukrainas po evakuohen si pjesë e një armëpushimi të përkohshëm të arritur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë më 5 mars, në ditën e dhjetë të pushtimit.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të qeverisë ukrainase në Donetsk, Pavlo Kirilenko shkruajti në rrjetet sociale se “do të jetë e mundur të largoheni me makina personale” gjatë armëpushimit, duke apeluar për të gjithë shoferët që do të nisen nga qyteti të lehtësojnë sa më shumë evakuimin e civilëve”.

“Merrni njerëzit me vete, mbushni makinat sa më shumë që të jetë e mundur. Ndalohet rreptësisht devijimi nga rruga e korridorit humanitar. Do të ketë disa faza të evakuimit gjatë disa ditëve në mënyrë që të gjithë ata që dëshirojnë të largohen ta bëjnë këtë.” tha ai.

“Prandaj, i kërkoj të gjithëve që t’i besojnë vetëm informacionit zyrtar të postuar në këtë faqe zyrtare. Kjo është një çështje e sigurisë njerëzore! Sapo të shfaqen informacione të reja, do t’ju njoftoj menjëherë”, theksoi Kirilenko.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha per BBC: “Kemi siguruar 50 autobusë dhe mendojmë se 5000-6000njerëz mund të dalin me autobus për në Zaporizhzhia. Njerëzit mund të largohen edhe me makinë private. Ne mendojmë se gjithsej 7 mije deri ne 9000 persona mund të ikin me autobus dhe me makinë private gjate armepushimit. Nuk ka trena që qarkullojnë sepse infrastruktura hekurudhore është shkatërruar nga trupat ruse”.

Por The Guardian shkruan se pak pasi nisi orari i caktuar per armepushimin dhe evakuimin e civileve, zyrtarët e Mariupolit thonë se trupat ruse nuk po e respektojnë armëpushimin.

“Ne jemi duke negociuar me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin përgjatë gjithë rrugës së evakuimit”, thuhet në një deklaratë prej tyre.

Rruga e korridorit humanitar ku do te duhet te respektohet armepushimi është Mariupol – Nikolske – Rozivka – Polohy – Orikhiv – Zaporizhzhia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here