Google search engine
Home Bota “Do të bëjmë çdo gjë për ju”/ Zelensky takim virtual me senatorët...

“Do të bëjmë çdo gjë për ju”/ Zelensky takim virtual me senatorët amerikanë, zbulohet çfarë u ka kërkuar

0
218

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara për ndihmë në krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë gjatë një telefonate në Zoom me ligjvënësit amerikanë.

Sipas Reuters , Zelensky u kërkoi senatorëve amerikanë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke përfshirë energjinë, dhe më shumë ndihmë ushtarake drejtuar forcave ukrainase. Ai falënderoi SHBA-në për mbështetjen që ka dhënë deri më tani, por mesazhi i tij i përgjithshëm ishte se vendi i tij ka nevojë për më shumë ndihmë.

Ai mësohet gjithashtu se ka bërë thirrje për një zonë ndalim-fluturimi ndalim të naftës ruse dhe pezullimin e Visa dhe Mastercard në Rusi.

Reuters raporton se Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës në Senat, tha pas telefonates të shtunën:

“Këta avionë janë shumë të nevojshëm. Dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar administratën për të lehtësuar transferimin e tyre.”

Ai gjithashtu thuhet se bëri thirrje që më shumë biznese amerikane të largohen nga Rusia në thirrjen, e cila thuhet se përfshinte Schumer, Bernie Sanders, Cory Booker dhe Amy Klobuchar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here