Google search engine
Home Lifestyle Blendi Fevziu kapet rob në Ukrainë, e zbulon piktori Avni Delvina

Blendi Fevziu kapet rob në Ukrainë, e zbulon piktori Avni Delvina

0
338

Lufta në Rusi përveç situata tragjike të saj, si një mekanizëm që shkatërron shtete, merr jetë njerëzish apo dhe dëmton psikozën humane nga frika e tragjedive që mund të ndodhin nga përdorimi i armëve nukleare është kthyer edhe në burim humori, sidomos në Shqipëri përsa i përket vanitetit të personazheve të ndryshme mediatike.

Si gjitmonë në situata të caktuara, shpeshherë, politikanë, biznesmenë apo dhe personazhe mediatikë duan të marrin akses në vëmëndjen publike, për të qenë protagonistë të gjithçkaje. Vajtja e Blend Fevziut në Rusi po përcillet me humor nga mediat, të cilat kanë krijuar dhe termin e turizmit të luftës. Nuk mungoi dhe këtë radhë protagonizmi i Fevziut, i cili u shfaq në vendet afër konfliktit për të qenë si gjithmonë i pari për shoën e radhës.

Piktori Avni Delvina me humorin e tij nuk mundi mos ta evidentonte këtë fakt nëpërmjet një fotomontazhi të titulluar “ Blendi Fevziu rob në Rusi”. Nëpërmjet  këtij fotomontazhi, Delvina satirizon dhe ironizon gazetarin shqiptar si pjesë e manipulimit të opinionit për të qenë në vëmendje të tij.

Në raport me korrespondentët e luftës të mediave botërore, që janë në epiqendër të konfliktit, aty ku jeta ka pak vlerë pasi mund të ta marrin plumbat apo raketat, vrapoi dhe Fevzo të vendosë veten në qendër të vëmendjes. Në fakt Fevzo ishte shum larg konfliktit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here