Google search engine
Home Politike “Kjo është çmenduri”, Artan Hoxha paralajmëron se do publikojë dokumentet tronditëse: Paratë...

“Kjo është çmenduri”, Artan Hoxha paralajmëron se do publikojë dokumentet tronditëse: Paratë e oligarkëve rusë kanë depërtuar në kombin shqiptar! Ke një ministër që…

0
196

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të publikoj dokumente që tregojnë se si paratë e oligarkëve rusë janë investuar në sektorë strategjikë në vendin tonë.

“Javës tjetër do kem një raport më të detajuar në lidhje me investimet ruse. Paratë e oligarkëve rusë kanë depërtuar në kombin shqiptar dhe në sektorë strategjikë kjo është çmenduri. Javës tjetër do kemi informacion më të zgjeruara. Ne s’mund të jemi kaq të papërgjegjshëm që të lejojmë depërtimin e parave ruse në këtë nivel që na kanë shkaktuar probleme në të shkuarën dhe do na shkaktojnë në të ardhmen”, tha ai.

Duke folur për raportin e DASH, Hoxha tha se kanabisi në vendin tonë shitet më lirë se në vende ku dërgohet me tonelata.

“Për 27 mijë euro në Shqipëri gjendet një kg kokainë. Në Shqipëri kokainë gjendet më lirë se në portet më të mëdha në botë që zbarkojnë me tonelata.  Ne pra kemi sasi më të madhe. Kokaina sjell të ardhura të mëdha dhe këto para investohen në ndërtim dhe pasuri të patundshme. Aty thuhet se legjislacioni shqiptar është goditës në fazës paraprake por në fazën përfundimtare ne sekuestrojmë shumë dhe konfiskojmë pak. Shqipëria ka ligje të forta por kemi problem te drejtësia. S’kemi njerëz që zbatojnë këtë ligje. Korrupsioni është një tjetër. Paratë që përfitohen nga korrupsioni janë më të mëdha që vijnë nga narkotrafiku. Shikoni për sa euro flitet. Ke një ministër që akuzohet se ka marrë 3.7 milionë euro”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here