Google search engine
Home Bota Këshilli i OKB-së miraton sanksionet ndaj Rusisë, ky është i vetmi shtet...

Këshilli i OKB-së miraton sanksionet ndaj Rusisë, ky është i vetmi shtet që doli kundër rezolutës që dënon pushtimin rus

0
166

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është mbledhur sot me urgjencë pas sulmeve ruse në Ukrainë. Ky këshill ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus dhe ngritjen e një komisioni për të hetuar krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Rusia mbeti plotësisht e izoluar, me vetëm një shtet tjetër anëtar – Eritrea, që votoi kundër rezolutës.

Një komision hetimor është niveli më i lartë i hetimit që këshilli mund të urdhërojë – ka një për Sirinë, tani do të ketë një për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Rezultati i votimit – 32 pro, 2 kundër dhe 13 abstenime – është një poshtërim për Moskën, shkruan BBC.

Kina, Kuba ose Venezuela që zakonisht besohet se mund të mbështesin Rusinë – këtë herë abstenuan.

Por disa shtete që votuan në favor të rezolutës, e cila u paraqit nga Ukraina me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, shprehën shqetësimin që formulimi i saj ishte i njëanshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here