Bashkimi Europian ka miratuar sanksione të tjera ndëshkuese ndaj Bjellorusisë, e cila është rreshtuar në krah të Rusisë.
Presidenca franceze e BE-së, konfirmon se kanë miratuar sanksione të reja kundër bjellorusëve që po luajnë një rol në sulmet ndaj Ukrainës.
Sanksionet do të godasin gjithashtu “disa sektorë ekonomikë, dhe në veçanti lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë.
Një zyrtar i BE-së tha këtë javë se një nga qëllimet e sanksioneve të reja kundër Minskut ishte ndalimi i eksporteve të çdo malli tjetër bjellorus në BE, në krye të atyre që tashmë i nënshtroheshin sanksioneve të vendosura më parë nga BE-ja, pasi presidenti Alexander Lukashenko shtypi protestat. pas zgjedhjeve të gushtit 2020.








































