Google search engine
Home Bota Del zbuluar SKENARI i Putinit, inteligjenca ukrainase tregon emrin e njeriut që...

Del zbuluar SKENARI i Putinit, inteligjenca ukrainase tregon emrin e njeriut që Presidenti i Rusisë kërkon të vendosë në krye të Ukrainës pas pushtimit (FOTO)

0
335

Mediat ukrainase teksa iu referohen burimeve të inteligjencës së vendit të tyre, paralajmërojnë se Viktor Janukoviç, ish-Presidenti i Ukrainës i larguar si rezultat i “revolucionit portokalli”, po projektohet nga Vladimir Putin, për tu rikthyer sërish në drejtimin e fqinjit Perëndimor të Rusis

Sipas të njëjtave burime, Presidenti i arratisur nga Ukraina në vitin 2014 Viktor Janukoviç, ndodhet aktualisht në Minsk dhe Kremlini po e përgatit atë “për një operacion special”.

Sipas një prej skenarëve, raportohet se Putin do të përpiqet ta shpallë atë “President të Ukrainës”.

Janukoviç, dikur President i Ukrainës ka pasur mbështetje të fortë nga Vladimir Putin. Ai u arratis nga vendi në vitin 2014 pas protestave masive disamujore gjatë së cilave u vranë mbi 100 ukrainas, të cilët ishin kundër qëndrimit të Janukoviç – i cili u afrua me Moskën dhe u largua nga BE.

Del zbuluar SKENARI i Putinit, inteligjenca ukrainase tregon emrin e njeriut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here