Google search engine
Home Politike “I çuan paratë në Gana dhe Zimbabve”/ Afera e inceneratorëve, gazetari i...

“I çuan paratë në Gana dhe Zimbabve”/ Afera e inceneratorëve, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat ‘bombë’: Marrin çdo ditë 75 mijë euro!

0
304

Gazetari Besar Likmeta u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se çdo ditë që kalon 3 kompanitë e inceneratorëve marrin 75 mijë euro, që shkojnë në llogaritë e tyre bankare.

Duke shpjeguar një skemë të lidhjes së gjithë firmave të përfshira në këtë aktivitet, Likmeta tha se lekët e inceneratorit të Tiranës janë përdorur nga Mirel Mërtiri për aktivitetin e tij të inceneratorëve në Gana dhe Zimbabve.

Likmeta: Mund t’ju them që çdo ditë që kalon ne ju paguajmë 75 mijë euro këtyre 3 kompanive.

Fevziu: 75 mijë euro në ditë?

Likmeta: Nesër janë 75 mijë euro.

Fevziu: Po kush i merr këto kur janë në kërkim?

Likmeta: Shkojnë tek llogaritë bankare. Dy janë të sekuestruara, por konçensionari i Tiranës nuk është i sekuestruar. Kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës është GeoGenix dhe ajo që është e çuditshme është se ka një projekt në Harare dhe një në Gana dhe projektit e impianteve për Hararën dhe Ganën janë paguar nga inceneratori i Tiranës. Përdorin paratë tona për aventurat e tyre në Gana dhe Zimbabve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here