Google search engine
Home Bota Britania e Madhe bën goditjen e radhës ndaj Rusisë, ja kush janë...

Britania e Madhe bën goditjen e radhës ndaj Rusisë, ja kush janë 3 ‘bosët’ rusë që iu ngrin pasuria (EMRAT)

0
183

Britania e Madhe ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj 5 bankave ruse, si kundërpërgjigje për futjen e trupave në dy rajonet e Ukrainës lindore.

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se sanksione janë vendosur kundër bankave: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank and the Black Sea Bank.

Kryeministri ka sanksionuar edhe tre individë, të cilësuar si ndër më të pasurit në rusi. Siç raporton BBC, Britania e Madhe ka vendosur të ngrijë pasuritë e tre individëve, Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.

“Çdo aset që ata  kanë në Britani të Madhe do të ngrihet dhe individëve në fjalë do t’iu ndalohet udhëtimi drejt vendit tonë. Po ashtu, do të ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet e Britanisë së Madhe që të bashkëpunojnë me ta. Ky është kësti i parë i breshërisë që jemi të gatshëm ta bëjmë dhe kemi edhe sanksione të tjera të cilat jemi të gatshëm për t’i vendosur”, ka deklaruar Johnson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here