Garon për kryetar në Bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i Lulzim Bashës rezulton me precedent penalë

0
118

Kandidati i PD për kryetar Bashkie në Rrogozhinë Ferdinand Saraçi rezulton i dënuar në Itali. Ai ka shënuar dënimin e tij në formularin e dekreminalizimit të depozituar në KQZ. Saraçi është dënuar në 16 Mars 1999 për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, në Itali.

Ai do të garojë përballë Edison Memollës së PS-së dhe Hekuran Xhanit nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për krytar bashkie në Rrogozhinë.

Ndërkohë ditën e sotme u dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentet e kandidimit për 20 kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 Mars. KQZ do të verifikojë dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here