Fifi çon lidhjen në një tjetër nivel, publikohet fotoja që i tregon të gjitha

0
109

Vetëm pak ditë më parë, Fifi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me Adis Patushin. Këngëtarja konfirmoi se thashethemet që qarkullonin se ka nisur një romancë me ish burrin e Adrola Dushit ishin të vërteta me disa momente romantike. Videoja e realizuar gjatë koncertit të saj, ku çifti shkëmbente puthje dhe përqafime u bë virale në rrjet.

Por mesa duket marrëdhënia e tyre po shkon në një tjetër nivel. Këngëtarja ka takuar njerëzit e afërm të Adisit. Ka qenë Kledi Hysa, ish banori i Big Brother Vip që ka ndarë disa foto në rrjete sociale. Kledi thuhet se ka qenë “kumbari” i dashurisë së tyre pasi Adisi është njeri i afërt i tij. Fifi dhe Adisi janë njohur pikërisht prej Kledit.

Fifi çon lidhjen në një tjetër nivel, publikohet fotoja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here