Google search engine
Home Politike Spartak Braho rrëfen të pathënat: Unë e di si i ka pasur...

Spartak Braho rrëfen të pathënat: Unë e di si i ka pasur Rexhep Meidani marrëdhëniet me Nanon, s’bënte lëshime! Sali Berisha gjeti belanë me…

0
179

Ish-deputeti Spartak Braho teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike është ndalur tek qëndrimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe seanca në Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij. Braho tha se dy modele presidenti ka pasur Shqipëria, duke sjellë si shembuj pozitiv ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

“Dy modele presidenti ka pas Shqipëria gjatë këtyre viteve, modeli Meidani dhe modeli Moisiu.

Vinin nga kahe të ndryshme, unë e di si i ka pasur Meidani marrëdhëniet me Nanon, ja kështu (bën me dorë).  Nuk bënte lëshime Meidani, absolutisht, ishte parimor. Edhe Moisiu. Moisiu ishte simpatizant dhe ishte krahu i së djathtës në atë kohë, për shkak të pozicionit të tij si ish-ushtarak i goditur, por gjeti belanë Sali Berisha me Moisiun. Ishte burrë shteti, serioz, patriot, nuk bëri asnjë lëshim tërë kohës. Ishte një ekuilibrist i mirë, një moderator i mirë i funksioneve që duhet të ushtronin strukturat kryesore të shtetit”, deklaroi Braho për News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here