Moment emocionues/ Vogëlushi po protestonte para Kryeministrisë, polici bën gjestin që nuk pritej

0
186

Banorët e katër zonave të Tiranës protestuan sot përpara Kryeministrisë, kundër prishjes së banesave. Ata kërkuan edhe njëherë transparencë për pronat e tyre.

Pjesë e protestës të kësaj të diele i ishin bashkuar edhe fëmijët, të cilët do të humbin shtëpitë.

Kamerat e mediave kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë.

Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here