Këshilltari pranë CDU-së në Gjermani, Martin Henze, ka folur për situatën në Partinë Demokratike dhe ka dhënë detaje nga komunikimi mes tyre dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
I ftuar në një intervistë televizive, Henze shprehet se pavarësisht asaj se çka është transmetuar në media, Lulzim Basha dhe deputetja Jorida Tabaku i kanë garantuar se në PD nuk ka probleme.
Henze tha se ata ishin të gatshëm të ndërhynin për një negociatë mes palëve, por ka qenë Basha dhe Tabaku që kanë mohuar problemet në parti.
“Jam i njohur me Bashën dhe kam një konkat të ngushtë me të, por në Berlin nuk ka dëgjuar asgjë për të. Nuk e di se çfarë bën dhe vepron ai. Ky është një problem i madh. Tabaku ishte javën e shkuar në Berlin dhe ajo na bëri me dije se nëse ne mund të ndërhyjmë dhe se nuk ka probleme në vendin tuaj, sepse Berisha është i përjashtuar. Në ishim të gjithë shumë të surprizuar nga ky njoftim i Tabakut. Edhe me Berishën jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me PD-në. Është e rëndësishme që proceset demokratike të vazhdojnë në PD. I kemi parë me vëmendjen ngjarjet e 18 dhjetorit dhe konstatuan që ata anëtarë kërkohen që të jenë në poste drejtuese. Jemi në kontakt me Berishës në mënyrë të vazhdueshme. Në do të bënim një negocim vetëm nëse të dyja palë do ta donin këtë gjë, por Basha dhe Tabaku shprehen se në vendin tuaj nuk ka probleme me PD-në, pasi janë të legjitimuar atëherë nuk ka baza për të bërë një gjë të tillë. Duhet ta duan të dyja palët e partisë”, shprehet këshilltari i CDU-së.