Burrë të moshuar e debate për martesën? E vërteta, ish konkurrentja e ‘Big Brother Vip’ i jep fund thashethemeve: Po, u martova. Çfarë problemi ka!

0
181

Xheisara Frisku në daljet e saj mediatike gjithmonë zhurmon duke i bërë portelet të aludojnë për deklaratat e saj. Njëjtë ndodhi edhe së fundmi kur citohej se ajo ishte martuar për letra. Por e vërteta duket se qëndron ndryshe. Ajo pohoi në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin se gjithçka që thuhej në portalet shqiptare ishte e pavërtetë sepse ishte një deklaratë me humor e saj.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete si psh thashethemi i martesës… në fund të ditës po, u martova. Çfare problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pijë kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshojë herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte dhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jetën private.”

Por çfarë konsideron Xheisara dashuri të vërtetë? A ka pasur vërtetësi në çiftet e krijuara në Big Brother dhe cili ishte pozicioni i saj në historinë e dashurisë mes Donaldit dhe Beatrix?

“Aty brenda çdo gjë ndodh. Siç besoj te puthja me Borën që nuk ka qenë lojë, ashtu besoj se dhe puthja Trix-Donald nuk ka qenë lojë. Ka qenë ndoshta një moment që janë ndjerë mirë dhe nuk kanë menduar se çfarë po ndodh jashtë. Unë i mirëkuptoj sepse me dy javë u afeksionova dhe të kisha një super yll aty brenda.” – shprehu këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here