U largua nga drejtimi i grupit të PD-së dhe vendin e tij e zuri Enkelejd Alibeaj/ Merr vendimin surprizë Alfred Rushaj, zbret në terren në krah të…

0
115

Pak ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori vendimin të largonte Alfred Rushajn nga drejtimi i grupit parlamentar. Gjatë takimit me mbështetësit, Basha ditën e sotme është ndalur në degën 4 në Tiranë ka folur në lidhje me çmimin e naftës, që sipas tij është bërë i përballueshëm për qytetarët.

Ajo që është vënë re në këtë takim të Bashës është shfaqja në krah të tij, edhe deputeti Alfred Rushaj, i cili u largua nga drejtimi i grupit parlamentar.

Rushaj ka vendosur që të zbresë në terren me Bashën, duke i treguar në njëfarë forme besnikërinë kreut aktual të PD-së.

Pas dorëheqjes apo shkarkimit nga kreu i grupit të PD-së, Rushaj nuk pranoi që të bënte asnjë koment për mediat.

Në vendin e tij në krye të grupit të PD-së u emërua Enkelejd Alibeaj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj