Kë po paralajmëron Maks Haxhiaj pas burgosjes së Tahirit: Politikanët të vishen trashë

0
92

Maks Haxhia, avokati mbrojtës i Saimir Tahirit bëri një deklaratë të fortë për mediat pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm me 3.4 vite burg.

Avokati i njohur e quajti vendimin skandaloz, ndërsa paralajmëroi se “pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri”.

Pjesë nga deklarata e Maks Haxhisë:

Pyetje: Tahiri ka folur për presion politik?

Max Haxhiaj: Kjo është përgjigje që duhet dhënë nga Tahiri. Unë ju garantoj që ky vendim ishte për të njollosur Tahirin. Ai e priti vendimin qetësisht. Nuk është se ne nuk kemi diskutuar variantet e mundshme dhe ky ishte një nga ato. Mungesa e trupit gjykues, të paktën duhet të dilte dhe të thoshte që shtyhet vendimi. Kjo tregon edhe njëherë që drejtësia ka marrë një supermarci edhe në atë presion që është ndodhur zakonisht. Nëse reforma është që të futet në burg Saimir Tahiri, atëherë mund të them edhe me sarkazëm që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri. Ne prisnim pafajësinë totale.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj