(DOKUMENT) Zbardhet lista e plotë me emra dhe figura të njohura politike: Ja kush kërkohet të dëshmojë për inceneratorët, nga Edi Rama, Arben Ahmetaj…

0
123

Në vendin tonë çështja më shumë e diskutuar ditët e fundit është ajo e inceneratorëve. Me anë të një publikimi në rrjetin social nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ka publikuar listën e dëshmitarëve që duhet të pyeten për aferën e inceneratorëve.

Tabaku shkruan se qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për disa afera.

“Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve.

Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision.

Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!

Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.

Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.

Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.

Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.

Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.

Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes.

E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!

Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit!

Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë”shkruan Tabaku.

(DOKUMENT) Zbardhet lista e plotë me emra dhe figura të njohura

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj