Arrestohet në Tiranë noterja/ Një emër i njohur për mediat, nga denoncimet tek tritoli që i shpërthyen në makinë (FOTO)

0
63

Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë noterja Rezarta Koçi, pasi dyshohet për rryshfet. Koçi është një personazh i njohur për mediat, pasi në muajin Nëntor të vitit të kaluar, pati një shpërthim me tritol makinës së saj.

Ngjarja ndodhi në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”.

Në atë kohë u raportua se Koçi rezulton të kishte konflikte për çështje parash me disa persona, të cilët e kanë denoncuar në prokurori për mashtrim.

Denoncimet ndaj noteres

Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga shtetasi I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel. Ky shtetas, bashkë me noteren, ka kallëzuar edhe Urim Pepën.

Edhe në maj të vitit 2021, E. N. ka kallëzuar penalisht ka kallëzuar penalisht 40-vjeçaren Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme.

Në qershor tëviti 2021 , një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash.

Gjithashtu bë 9 korrik të vitit 2021, për Rezarta Koçin është depozituar në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

– R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestohet në Tiranë noterja/ Një emër i njohur për

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj