Reperi i njohur shqiptar donte të frekuentonte hotelin me një vajzë dhe tentoi të vrasë biznesmenin/Hetuesit përballen me detajin e papritur

0
217

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që u raportua ditën e sotme janë zbardhur të tjera detaje të reja për reperin Ervin Selita, ose siç njihet me emrin e artit “Vinz”. Ky i fundit, qëlloi me armë zjarri drejt pronarit të hotelit ku kishte shkuar në shoqërinë e një vajze, pas sherrit që fillimisht nisi me recepsionistin.

Por tashmë, hetuesit nuk po mundin të gjejnë dot armën me të cilën reperi 30-vjeçar qëlloi, fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur.

Policia është vënë në kërkim të kushëririt dhe shokut të tij. Dy djemtë mësohet se kanë mundur t’i heqin nga dora armën Ervin Selitës pasi ai kishte qëlluar disa herë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ajo që nuk dihet ende është nëse armën ata ia kanë marrë nga dora eperit “Vinz” për të shpëtuar jetën e biznesmenit, pronar i hotelit, Z. Xhindit dhe vajzës që punonte në recepsionin.

Burimet thanë se Policia i ka shpallur në kërkim Erjon Micin dhe kushëririn e reperit, Xhuliano Selita të cilët rezultojnë të armatosur.

Policia dhe prokurori i gatshëm kanë sekuestruar kamerat e hollit të hotelit nga ku pretendohet të zbardhet edhe ngjarja e rëndë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here