“O ambasadore, na tako dhe ne o flori”/ Protestuesit me thirrje të forta para Ambasadës Amerikane: Të na japin shtëpi ose na pranoni vizat për në SHBA!

0
234

Banorët e zonës së 5 Majit, Shkozës, Paskuqanit dhe Laprakës, të cilëve i është shembur shtëpia dhe i rrezikohet t’u shemben në ditët në vijim kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ata kanë kërkuar nga Ambasadorja Yuri Kim që të angazhohet në problematikën e tyre. Qytetarët kanë kërkuar një zëri që t’u dhurohet nga një shtëpi, si dhe bënë thirrje që t’u pranohen vizat dhe të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Banorët në protestë: Mua më shembet shtëpia më datën 22. Unë kam një kërkesë, më jepni vizën dhe të largohem në Amerikë.

Por ne habitemi si në 2022 ndërroni mendje, ku jemi o vëlla. Nuk kam ardhur për tu qarë kot, kemi shtëpi gjaku, kam 7 fëmijë.

Kur u shemb shtëpia kam lajmëruar të gjithë institucionet, e kanë nxjerrë zvarrë me karrocë. Siç takon Ramën dhe Lulin, na tako dhe ne o flori. Mua më dukesh e njëanshme, më lind dyshime se ti ke lidhje tjera me to. Jemi popull, nuk jemi organizatë partiake por varfanjakësh.

-I bëj thirrje ambasadores amerikane, ta dëgjojë këtë popull të mjeruar.

Shqipëria është në rrezik, po na nxjerrin jashtë shtetit.

-Zonja ambasadore jam një nënë dhe qytetare e thjeshtë, vlerësoje përuljen tonë para teje, mos të na preket prona jonë. Mos na i prishni ëndrrat e fëmijëve tanë, mos anashkaloni të drejtat tona. -Kundër dhunës, shkatërrimit, na jep shtëpitë tona!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here