Konflikti me Bashën nisi se donte t’i dorëzonte PD-në Ilir Metës? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë

0
64

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një komunikim për media para se të hynte në seancë plenare, Berisha tha se kandidatët e Bashës nuk kanë asgjë me anëtarësinë e Partisë Demokratike.

“Kam koment të përgjithshëm që ata janë faktikisht kandidatë të Lul Bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe të paraqitur para jush tre ditë më parë”, tha Berisha.

I pyetur mbi deklaratat e bëra një ditë më parë nga Basha se “Beteja e Berishës është bërë për t’i dorëzuar PD-në Ilir Metës”, ish-kryeministri deklaroi se “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? A mund t’i përgjigjesh njeriut që u servir jo 7 herë 7 =42, por ju servir 1958-ën për 5004, dhe që jeton si në bunker? Nuk mund të ketë përgjigje për të”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj